Trajneri i Suedisë ia mbyll derën Ibras: Nuk do të jetë në Botëror

Futboll

Trajneri i Suedisë ia mbyll derën Ibras: Nuk do të jetë në Botëror

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:52
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimoviq ka kërkuar të kthehet në kombëtaren suedeze për të luajtur në Kupën e Botës.

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviq nuk bënë pjesë në planet e tija për Kupën e Botës.

Ai tha se nuk ka vend në kombëtare për futbollistin e LA Galaxy, ndonëse Ibrahimoviq ka shprehur dëshirën të luajë në Botëror.

“Ibra u largua nga nga ekipi kombëtar pas kampionatit evropian, një vendim që unë respektoj”, tha Andersson për gazetën Kicker.

“Nëse vendos të largohet nga skuadra, nuk mendoj se duhet të kthehet. Sidoqoftë, ai nuk më thirri, por nuk është i përfshirë në planet e mia për Kupën e Botës”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat