Shkëndija barazon

Futboll

Shkëndija barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:36
Shkëndija

Kampioni i ri i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, u kthye me një pikë nga Turnovo e Strumicës, duke barazuar me rezultat 2:2 me Akademia Pandev, në ndeshjen e javës së 30-të të kampionatit. Skuadra shqiptare avancoi  me rezultat 2:0, por nuk e ruajti këtë epërsi deri në fund. Në minutën e 16-të, Junior zhbllokon rezultatin për epërsinë 0:1. Pas 3 minutave (19’) Besart Ibraimi dyfishon shifrat, 0:2  Pjesa e dytë ishte më ndryshe dhe vendasit barazuan rezultatin me golat e Balldovaliev (53') e Atanasov (65'-nga penalltia). Shkëndija udhëheq me 76 pikë, 27 më shumë se i dyti Vardari, kurse Akademia është në pozitën e gjashtë me 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat