Interi i bashkohet Napolit në garën për yllin e Bolognas

Futboll

Interi i bashkohet Napolit në garën për yllin e Bolognas

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:54
Simone Verdi

Interi dhe Napoli kanë hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Bolognas, Simone Verdi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Të dy klubet kishin shprehur interesim për sulmuesin e Fiorentinës, Federico Chiesa, por ata refuzuan  një ofertë prej 40 milionë verën e kaluar.

Me Fair Play Financiar në mendje, Nerazzurrët nuk mund ta transferojnë edhe Chiesan derisa ta dinë nëse do të jenë në Ligën e Kampionëve apo jo, kështu që calciomercato.com raporton se ka një garë transferimi për Verdin.

Napoli u përpoq shumë të nënshkruante me 25 vjeçarin në janar, por ai përfundimisht vendosi që të qëndronte me Rossoblu deri në fund të sezonit.

Por, tani raportohet se Inter mund të ofrojë edhe lojtarë në këmbim për të ulur koston e marrëveshjes.

Simone Verdi ka shënuar 8 gola dhe dhuruar 9 asistime këtë sezon në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat