Milani, rrezikon Mirabelli: E dija se kisha kaq shumë armiq…

Futboll

Milani, rrezikon Mirabelli: E dija se kisha kaq shumë armiq…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:08
Massimo Mirabelli

Pas ndeshjeve të fundit, golat dhe entuziazmi i Milanit janë mprehur ndjeshëm. Sidomos humbja kundër Beneventos e ka zhgënjyer trajnerin Gattuso, i cili menjëherë urdhëroi anulimin e ditëve të lira dhe kërkoi angazhim të plotë në “Milanello”, për të përgatitur ndeshjen kundër Bolonjës dhe sfidat e tjera të fundsezonit.

Sot, për mikrofonat e “Sky Sport” ka folur drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimo Mirabelli: “Ne kemi bërë një strategji të qëllimshme në fillim të këtij viti, që është për të revolucionarizuar ekipin, duke vënë te të rinjtë vlera të mëdha. Sigurisht, kjo merr kohë, por ne kemi vazhduar në idenë tonë. Ia kemi besuar stolin një njeriu si Gattuso, teksa jemi krenar për punën e tij”.

Pastaj, Mirabelli foli edhe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: “Unë e dija se kam kaq shumë armiq, sa në momentin e parë të fatkeqësisë do ta nxirrnin kokën, por nuk jam i lidhur pazgjidhshmërisht me këtë karrige. Për mua nuk ka problem nëse vjen një më i zoti dhe e merr vendin tim, në qoftë se klubi do t’ia besojë këtë pozicion. Unë jam duke punuar. Gjithmonë kam qenë në funksion të së mirës kolektive të Milanit, klub i cili më njeh mirë”.

Sot dolën në qarkullim edhe thashethemet rreth një kontakti të supozuar midis Sabatinit dhe Milanit. Për momentin nuk ka asgjë të vërtetë konkrete, por Mirabelli, krahasuar me një vit më parë, është patjetër nën vëzhgim dhe vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat