Wenger flet për “trajnerin e ardhshëm” të Arsenalit

Futboll

Wenger flet për “trajnerin e ardhshëm” të Arsenalit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:06
Luis Enrique dhe Arsene Wenger

Javën e kaluar, francezi njoftoi se do të largohej nga klubi londinez kësaj vere, pas një “mbretërimi” që zgjati afër 22 vite, pavarësisht se i kishin mbetur edhe 12 muaj në marrëveshjen e tij.

Trajneri në ikje i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se ka një vlerësim të lartë për Luis Enrique, me ish-bosin e Barcelonës, që po lidhet me zëvendësimin e tij në “Emirates Stadium”.

Javën e kaluar, francezi njoftoi se do të largohej nga klubi londinez kësaj vere, pas një “mbretërimi” që zgjati afër 22 vite, pavarësisht se i kishin mbetur edhe 12 muaj në marrëveshjen e tij.

Spanjolli, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 2014-2015 me Barcelonën, aktualisht është i preferuar për ta zëvendësuar atë në pjesën veriore të Londrës. Wenger, ndërsa përsëriti se nuk donte të ndikonte në vendimin e bordit për trajnerin e ri, tregoi vlerësim maksimal për ish-drejtuesin teknik të Barcelonës.

“Kam një vlerësim të lartë për të, por unë nuk dua të ndikoj në caktimin e trajnerit të ardhshëm, – u tha ai gazetarëve. – Sigurisht, kam një mendim mjaft pozitiv për Luis Enrique”. Ndërkohë, Wenger ka pranuar se koha e largimit nga Arsenali është marrë nga duart e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat