Edhe Chelsea futet në garë për Hysajn

Futboll

Edhe Chelsea futet në garë për Hysajn

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:03
Elseid Hysaj

Mbrojtësi shqiptar po pëlqehet nga klubet më të mëdha angleze.

Elseid Hysaj po kalon një tjetër sezon fantastik në skuadrën e Napolit, dhe 50 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit të tij, mund t’i paguajë pa problem çdo klub i madh evropian.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, sipas mediave italiane, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka organizuar disa takime me përfaqësues të Chelseat, të cilët po këmbëngulin për kartonin e klientit të tij shqiptar.

Giuffredi u ka shpjeguar londinezëve se për 24-vjeçarin nga Shkodra janë shumë të interesuar Manchester United dhe Liverpooli.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për takime mes menaxherësh, pasi për momentin Hysaj është i përqendruar në fundin e këtij sezoni me Napolin.

Pas përfundimit të sezonit, duket qartë se do të ketë një garë të ashpër të klubeve angleze, për të siguruar transferimin e mbrojtësit shqipta r në Premier Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat