Arrestohet presidenti i Las Palmas

Futboll

Arrestohet presidenti i Las Palmas

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:15
Miguel Angel Ramirez

Policia spanjolle ka vënë në pranga numrin një të klubit nga La Liga.

Miguel Angel Ramirez, president i Las Palmas, është arrestuar të mërkurën në mëngjes në aeroportin Gran Canaria, shkruajnë mediat spanjolle.

Biznesmeni spanjoll, akuzohet për evazion fiskal, ku në kompaninë e tij dyshohet se ka paguar punëtorët më pak sesa në kontratat e tyre, duke shmangur dhjetëra miliona euro tatim ndaj shtetit.

Diario La Provincia shkruan se Ramirez do të dëshmojë para gjykatës nesër (e enjte).Las Palmas ka rënë nga liga javën e shkuar dhe sezonin tjetër do të luajë në Segunda Divison.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat