Barcelona kërkon mbrojtësin e Chelsea-s

Futboll

Barcelona kërkon mbrojtësin e Chelsea-s

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:03
Chelsea

Mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso, është duke u konsideruar nga Barcelona si një zëvendësim i mundshëm afatgjatë për Gerard Pique.

Alonso është një lojtar i gjithanshëm dhe ka përvojë të luajë si qendërmbrojtës, që nga koha e tij në Seria A, te Fiorentina, por kurrë nuk ka operuar në këtë rol nën drejtimin e Antonio Conte, te Chelsea, që nga përfundimi i transferimit prej 23 milionë paundësh, në gusht 2016.

Ai ka impresionuar në Angli me rolin e mbrojtësit të krahut, teksa me paraqitjen e tij në sezonin 2017-2018 është duke fituar një vend në skuadrën e vitit të “PFA”, në Premier League. Alonso, gjithashtu, është pjesë e kombëtares së Spanjës, me trajnerin Julen Lopetegui, që i dha debutimin kundër Argjentinës, në mars.

27-vjeçari tani është në balotazh për një vend në finalet e Kupës së Botës së kësaj vere, në Rusi. Barça do të jetë ndër vëzhgueset më të interesuara për të dhe ndoshta, së shpejti do t’i jepet mundësia për të ndjekur gjurmët e babait, i cili i “grisi librat” në “Camp Nou”, në vitet 1980.

Chelsea, megjithatë, është i përgatitur t’i rezistojë çdo qasjeje dhe interesi nga Barcelona, duke i dhënë kushte të përmirësuara financiare spanjollit, që tashmë është nën kontratë në perëndim të Londrës deri në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat