Thibaut Courtois padit ish-selektorin e belgëve Marc Wilmots

Futboll

Thibaut Courtois padit ish-selektorin e belgëve Marc Wilmots

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:44
Thibaut Courtois (Getty Images)

Marc Wilmots akuzoi portierin e Chelseat dhe babanë e tij se kanë qenë “mollë e prishur” e ekipit kombëtar.

Thibaut Courtois e ka paditur ish-përzgjedhësin belg për “përgojim dhe shpifje”.

Wilmots, trajner i ekipit belg përpara se Roberto Martinez të marrë detyrën, akuzoi portierin e Chelseat dhe babanë e tij se kanë dhënë informacione sekrete për shtypin gjatë Kampionatit Evropian të Francës të vitit 2016.

Përgjigja ka qenë e shpejtë dhe Courtois dhe babai i tij kanë vendosur të ndërmarrin veprime ligjore kundër ish-selektorit, siç njoftoi një mesazh të postuar në rrjetet sociale.

” Si rezultat i deklaratave të z. M. Wilmots, babai im dhe unë kemi vendosur të parashtrojmë një ankesë penale së bashku. Shikoni tekstin për më shumë informacion”, shkruan ndër të tjerash belgu në Instagram.

Ndryshe, futbollisti këtë vit do të jetë pjesë e përfaqësueses belge në botërorin Rusia 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat