Ancelotti, trajneri i Italisë? Me Pirlon, Maldinin dhe Buffon në staf…

Futboll

Ancelotti, trajneri i Italisë? Me Pirlon, Maldinin dhe Buffon në staf…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:44
Carlo Ancelott

Carlo Ancelotti do të kishte preferuar që takimi i tij në Romë me udhëheqësit e FIGC të mbetej sekret tani për tani, por kjo nuk ndodhi dhe emri i tij u hodh fuqishëm në “pole position”, në mesin e kandidatëve për stolin e kombëtares italiane.

Pavarësisht se komisari i ngarkuar me këtë punë, Costacurta, ka provuar të mos zbulojë asgjë, vetë ish-trajneri i Milanit, ndër të tjera, është duke punuar për një projekt të rëndësishëm të ringjalljes së Italisë. Siç shkruan “La Repubblica”, në krah të “Carletto” do të jetë një staf i madh kampionësh.

Për rolin e zv.trajnerit, zgjedhja do të binte mbi Andrea Pirlon, i cili do të bëjë ndeshjen e lamtumirës dhe pensionimit më 21 maj, në “San Siro”. Por, në mesin e bashkëpunëtorëve, Ancelotti do të përfshijë edhe ish-legjendën e Milanit, Paolo Maldini, dhe kapitenin aktual të Juventusit Gianluigi Buffon, i cili do të jetë pjesë e klubit italian, ndërsa Massimo Ambrosini do të jetë pjesë e grupit organizativ të Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në vitin 2019.

Një ekip teknik dhe një projekt i rëndësishëm, me pak fjalë. Është e qartë se problemet duhet të tejkalohen, siç pranohet nga Komisioneri i FIGC, Fabbricini: “Me Ancelottin kemi bërë një bisedë të përgjithshme. Duhet të ulemi rreth një tavoline të përbashkët për të biseduar për shumë tema të tjera, që janë ato kryesore për një profesionist. Ne. jo më vonë se 20 maji, do ta dëshironim ta zbulonim trajnerin e ri”.

Pas ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite, në Zvicër, më 28 maj, Italia do të luajë edhe dy sfida të tjera të këtij lloji: më 1 qershor, në Nice, me Francën, dhe më 4 qershor në stadiumin e Juventusit, kundër Holandës, përpara debutimit të 7 shtatorit në Ligën e Kombeve, kundër Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat