Fadil Vokrri trazon Serbinë

Futboll

Fadil Vokrri trazon Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:37
Fadil Vokrri

Fadil Vokrri trason Serbinë. Ish futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari, Vokrri, ka bërë një lëvizje të fuqishme, duke i bërë ftesë futbollistit të talentuar shqiptar, Arton Zekaj. Një ftesë interesante dhe që e trazon komplet Serbinë.

Zekaj është futbollist që është rritur në akademinë e Partizanit të Beogradit dhe ka qenë kapiten i të rinjve të Serbisë. 18-vjeçari sipas mediave serbe, lehtë mund ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës.

Kjo i çmendë serbët dhe ata raportojnë, se po shkon te një shtet që nuk ekziston. Vokrri e ka pranuar se i ka bërë ftesë, po ashtu edhe 18-vjeçari shqiptar, që paraqitet për Sopotin e Beogradit, klub që garon në Ligën e Tretë të Serbisë, Liga e Beogradit. Edhe vet futbollisti ka deklaruar se po e shikon me kujdes ftesën dhe ende nuk ka vendosur asgjë.  Këtë se kanë pritur mirë serbët sidomos që mburren ata, se vjen prej shkollës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat