Nis ply-offi në Superligën e Kosovës në basketboll

Futboll

Nis ply-offi në Superligën e Kosovës në basketboll

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Sonte fillojnë ndeshjet e Play-offit të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën me ballafaqimin në mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit do të nis faza e play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Ndërkaq të enjten do të luhet gjysmëfinalja tjetër ajo në mes Bashkimit dhe Rahovecit me fillim nga ora 19:30 në palestrën e sportit "Sezai Surroi" në Prizren.

Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1 vs 4, 2 vs 3. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1dhe epërsinë e terrenit vendas e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Përparësinë e terrenit vendas e ka skuadra që ka qenë më mirë e ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjen e parë dhe të tretë dhe eventualisht në ndeshjen e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat