E besoni apo jo? Një menaxher shqiptar qëndron pas Maurizio Sarrit…

Futboll

E besoni apo jo? Një menaxher shqiptar qëndron pas Maurizio Sarrit…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:27
Maurizio Sarri

Këto janë ditë të ëndrrave dhe emocioneve të forta për Napolin dhe popullin e tij, pasi fitorja në fushën e Juventusit e ka rihapur diskursin e “scudetto” në Itali. Përqendrimi maksimal është në funksion të katër ndeshjeve të fundit në Seria A, por në shtëpinë blu, në mënyrë të pashmangshme, ka edhe ankth për të ardhmen e Maurizio Sarri, qëndrimi i të cilit në “Golfo” është larg nga e qarta.

Të dielën në mbrëmje, edhe pse nuk i kurseu fjalët e dashurisë për ngjyrat blu, trajneri toskan uk i largoi retë e së nesërmes: “Unë gjithmonë  kam thënë se e ardhmja ime këtu nuk varet nga rezultatet. Ajo do të varet nga analiza që do të bëj për veten time, për motivet e mia. Nëse mund të vazhdoj të jap 101% në këtë mjedis, atëherë do të vazhdoj, përndryshe mund të heq dorë”.

Aurelio De Laurentiis i duhet të bëjë një rritje të fuqishme të pagës së Sarrit, në këmbim me anulimin e klauzolës së lirimit të trajnerit, prej 8 milionë euro. Por, në të gjitha gjasat, përgjigjia e Sarrit do të vijë vetëm në fund të sezonit. Po ku mund ta ketë hedhur vështrimin trajneri i mëparshëm i Empolit?

Sigurisht, jo në Itali, ku të gjithë stolat e të mëdhenjve tashmë janë të zënë për sezonin e ardhshëm, me përjashtim të ndërprerjeve të forta, që nuk parashikohen dot. Pra, ai synon gjurmë të huaja, me Premier League në “pole position”, ku mund të bëhet protagonist kryesor, pasi në “ankand” duket se janë stola kuadrash të tilla si Arsenal, Chelsea dhe ndoshta Tottenham.

Në këtë drejtim duhet të shihet me vëmendje të madhe “backstory” i zbuluar nga “Il Mattino”. Menaxheri i Sarrit, Maurizio Pellegrini, ka në fakt mbështetjen e kolegut të tij shqiptar (lindur në Tetovë të Maqedonisë, tani me banim në Gjermani), Fali Ramadani,  për operacionet jashtë vendit. Bëhet fjalë për një agjent të fuqishëm, me kontakte të thella në futbollin europian, sipas medias italiane.

Në radhët e Napolit aktual militojnë lojtarë nën menaxhimin e Ramadanit, si Rog, Milic dhe Maksimovic. Ky i fundit, aktualisht i huazuar te Spartak Moskë. Hyrja në skenën e “Raiola dell’Est” mund të shihet vetëm me mundësinë e gjetjes së një piste të huaj për Sarrin, nëse negociatat me Napolin nuk “ankorohen në port”.

Ramadani, ndër të tjera, ka kanale komunikimi me Chelsea, ku udhëhoqi kalimin e Marcos Alonso, por edhe me Monacon, ku spikat marrëveshja për Jovetic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat