E thotë Gerrard: Salah lojtari më i mirë në botë

Futboll

E thotë Gerrard: Salah lojtari më i mirë në botë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:16
Mohamed Salah

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, është lojtari më i mirë në botë tani, sipas legjendës së klubit anglez, Steven Gerrard.

Salah krijoi edhe një tjetër shfaqje të parezistueshme, duke e udhëhequr skuadrën e Jurgen Klopp drejt një fitoreje 5-2 ndaj Romës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të martën.

Egjiptiani ndërkombëtar shënoi vetë dy gola, si dhe asistoi golat e Sadio Mane dhe Roberto Firmino, në “Anfield”. Gerrard beson se Salah, i cili ka shënuar 43 gola në këtë sezon, është aktualisht më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Ai është në formën e jetës së tij, – tha ish-kapiteni i Reds” për “BT Sport”. – Është e vështirë ta krahasoni atë me Ronaldon dhe Messin, sepse ata kanë bërë më të mirën për një kohë të gjatë dhe kanë qenë të qëndrueshëm nga vit në vit. Por, pa hije dyshimi, Salah është lojtari më i mirë në planet, tani për tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat