Baskonia shpreson për “final four”, Zalgiris përmbys Olympiacos

Futboll

Baskonia shpreson për “final four”, Zalgiris përmbys Olympiacos

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas fitoi 80-60 ndaj Olympiacos në çerekfinalen e tretë të play off-it në Euroleague, duke udhëhequr 2-1 me ndeshje, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në “final four”. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që shfrytëzuan në maksimum faktorin fushë, duke e dominuar sfidën ndaj rivalëve helenë, me Davies që realizoi 18 pikë, më i miri në fushë.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri skuadra e Baskonia gasteiz, që mposhti 88-83 fenerbahce, sfidë me emocione dhe rivalitet, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Beaubonis me 21 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për spanjollët, duke mbajtur në lojë skuuadrën e tij për të siguruar një vend në fazën e “final four”. Sot luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale.

Euroleague – Çerekfinalet e play off-it

CSKA Moskë – Khimki Moskë, (2-0 me ndeshje)

Panathinaikos – Real Madrid, (1-1 me ndeshje)

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 83-88 (2-1 me ndeshje)

Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 60-80 (1-2 me ndeshje)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat