Batshuayi i lumtur te Dortmund

Futboll

Batshuayi i lumtur te Dortmund

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:32
Batshuayi

Batshuayi është duke kaluar një formë mjaftë të mirë pas transferimit te skuadra gjermane, Dortmund këtë vit nga Chelsea.

Sulmuesi është i huazuar te skuadra e Dortmund, por drejtuesit e skuadrës gjermane kanë shprehur dëshirën për të blerë krejtësisht 24 vjeçarin nga klubi londinez.

Edhe vetë lojtari është i lumtur në Gjermani dhe i është gëzuar faktit se Dortmund dëshiron ta blejë atë krejtësisht nga blutë e Londrës.

Blutë e Londrës po kërkojnë rreth 57 milionë euro për belgun dhe kjo shumë duket pak e lartë nga drejtuesit e skuadrës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat