Robben tregon mënyrën se si do ta ndalin Ronaldon

Futboll

Robben tregon mënyrën se si do ta ndalin Ronaldon

Më: 25 prill 2018 Në ora: 08:45
Robben dhe Ronaldo

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja në mes të Bayern Munchen dhe Real Madridi-t.

Sulmuesi holandez i Bayern Munchen është deklaruar para ndeshjes kundër Real Madridi-t dhe ai ka treguar mënyrën se si do të ndalet yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raporton KosovaPress.

Si do e ndalojmë Ronaldon? “Kemi një plan për të dhe për Reali-n, por nuk duhet të flasim. Duhet ta tregojmë në fushë, luajmë në shtëpinë tonë me tifozët tanë në krah. Kjo duhet të na japë një shtysë drejt fitores”, deklaroi Robben

Ndërsa rreth ndeshjes ai deklaroi se: “Emocionet kur luaj përballë Realit janë të mëdha, por kështu janë edhe ndaj ekipeve të tjera të mëdha. Kam kaluar 2 vite në Madrid dhe jam ndjerë mirë. Por Reali nuk është si Bayern për mua. Mynihu është bërë shtëpia ime e dytë dhe Bayern klubi më i rëndësishëm në karrierën time. Hapi për të kaluar nga Real tek Bayern ishte zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, përfundoi 34 vjeçari holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat