Monchi tregon arsyen pse Roma ishte e detyruar ta shes Salahun

Futboll

Monchi tregon arsyen pse Roma ishte e detyruar ta shes Salahun

Më: 25 prill 2018 Në ora: 08:12
Monchi

Liverpool ka fituar në takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Megjithëse The Reds arritën të krijonin epërsi prej pesë golave, Roma arriti që deri në fund të ndeshjes të shënoi y gola dhe takimi të përfundoi me rezultat 5-2.

Pas takimit ka folur drejtori sportiv i romakëve, Monchi, i cili ka shpjeguar arsyen se pse është dashur ta shesin Mohamed Salahun.

“Ne duhet ta shisnim para 30 qershorit për të përmbushur kontrollin financiar të UEFA-s. Nuk kishim zgjidhje tjetër sepse donte të largohej dhe ishim të detyruar ta shisnim. Ata (Liverpool) paguan pak më shumë se 42 milionë euro”, tha spanjolli.

Ai ka folur më tutje rreth takimit që u mendua se do të përfundonte me rezultat të thellë për vendasit.

“Ishim të vdekur dhe na lanë të gjallë, u kthyem një herë, duhet të provojmë përsëri”.

“Për tifozët neutrale dhe Liverpool, duhet të ketë qenë një ndeshje e shkëlqyer, por ky rezultat na dëmton shumë”, tha Monchi.

Theksojmë se takimi i dytë do të zhvillohet në stadiumin Olimpico të Romës më 2 maj (e mërkure) dhe pritet të startojë rreth orës 20:45. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat