Henderson: Nuk u desh të pranonim golat në fund, nuk do të jetë lehtë në Romë

Futboll

Henderson: Nuk u desh të pranonim golat në fund, nuk do të jetë lehtë në Romë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 00:33
Jordan Henderson ka thënë se skuadra e tij nuk duhej t’i pranonte dy golat në fund.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se skuadra e tij nuk duhej t’i pranonte dy golat në fund.

Liverpooli ishte në epërsi 5-0 ndaj Romës por në 10 minutat e fundit u shpërqendruan dhe pësuan dy gola.

“E kishim ndeshjen në kontroll të plotë, por në fund i dhuruam dy gola, nuk duhet ta bënim këtë sidomos në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Henderson.

“Gjithsesi ne kemi luajtur shumë mirë dhe do të shkojmë në ndeshjen e ardhshme me një avantazh prej tre golave”.

Reprezentuesi anglez thotë se e dinin se nuk ishte e lehtë sonte por nuk do të jetë fare lehtë as në Romë.

“Ne e dinim se nuk do të ishte ndeshje e lehtë sonte, por e dimë se do të jetë vështirë edhe në Romë”.

“Do të jetë një sfidë, por ne do ta presim atë pozitivisht me një shpresë se do ta përfundojmë mirë”, tha Henderson.

Ndeshja e ardhshme mes Romës dhe Liverpoolit do të zhvillohet me 2 maj në Olimpico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat