Liverpooli ia fik keq dritat Romës!

Futboll

Liverpooli ia fik keq dritat Romës!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 prill 2018 Në ora: 21:44
Festimi i golit

(E plotësuar) - Roma u poshtërua keq me rezultat 5:2 nga Liverpooli, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll. Në stadiumin "Anfield" Liverpooli tregoi lojë të madhe dhe e demoloi  skuadrën romake.  Egjiptiani Mohamed Salah ka qenë 'macja e zezë' për Romën.  Liverpooli shtroi lojë të hapur dhe me veprime të shpejta, 'bombarduan' portën e Romës.  Në minutën e 18-të, nga rreth 25 metra Kolarov qëlloi tërthorësen e Liverpoolit. 

Më pas Liverpooli zotëroi takimin, kur në minutën e 35-të, Salah nga rreth 15 metra shënoi eurogol dhe 1:0.  Në fund të pjesës së parë këmbëshpejti Salah pranë 16-shit e parabollon portierin Allison dhe 2:0. Në pjesën e dytë, një Liverpool i jashtëzakonshëm, shënoi edhe tri herë të tjera në portën romake. Roma e humbur në fushë, ndërsa "Redsat" morën krahë dhe shkelën çdo gjë para vetes.

Trajneri karizmatik, Jurgen Klopp, buzëqeshte si asnjëherë më parë, për faktin se skuadra e tij tregoi klasin e lartë të saj. Në fakt, Salah ka thyer edhe rekordin si lojtari i parë afrikan që shënon 10 gola në këtë garë. Në minutën e 56-të, Sadio Mane thellon rezultatin në 3:0. Liverpooli i madh gjithsesi u dëshmua në minutat vijues, duke e mbushë portën e skuadrës italiane. Në skenë Roberto Firmino që shënoi dy herë në minutën e 61-të dhe në atë të 69-të. 

Në minutën e 81-të, boshnjaku Edin Dzeko ngushtoi rezultatin në 5:1.  Pesë minuta pa përfunduar sfida, penallti për romakët. Diego Perotti ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë, duke ngushtuar humbjen në 5:2. Liverpooli pothuajse është në finalen e madhe, por duhet ta presë edhe një takim sepse Roma me fitore 3:0 do të kualifikohej më tej. Me një fjalë, Liverpooli ia fik keq dritat Romës.

Liverpool-Roma       5:2

Stadiumi "Anfield", Liverpol.

Gjyqtar: F. Bryech (Gjermania).

Shënues: Salah (36' e 45'), Mane (56'), Firmino (61' e 69') - Dzeko (81'), Perotti (85'-nga penalltia).

Kartonat e verdhë: Lovren, Alexander-Arnold, Lovren, Milner, Henderson - Jesus, Fazio.

Liverpooli: Karius, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Oxlade-Chamberlain (Wijnaldum 18'), Henderson, Milner, Salah (Ings 75'), Firmino (Klavan 90+3'), Mane.

Roma: Alisson, Fazio, Manolas, Juan Jesus (Perotti 67'), Florenzi, De Rossi (Gonalons 67'), Strootman, Kolarov, Under (Schick 46'), Nainggolan, Dzeko.

Image

A ka më gola?! Liverpool bën 5, Roma 2

Një Liverpool agresiv është parë në 45 minutat e para ndaj Romës në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League dhe loja e mirë është shpërblyer me gol në të 36-tën.

Por autori i golit, Mohamed Salah nuk ka gëzuar për golin e shënuar ndaj ish-ekipit të tij.

E ndërsa koha e rregullt ishte pranë përfundimit, ka qenë sërish egjiptiani që i gjendur përballë ndaj Alisson Becker nuk ka falur duke shënuar golin e dytë të ndeshjes, por sërish nuk ka gëzuar.

Ndërkohë që po luhet pjesa e dytë, Liverpool duket se ka prekur finalen e Champions, pasi po fiton me rezultatin 5-0, pas tre golave të shënuar në fraksionin e dytë të ndeshjes, nga Sadio Mane në të 56-ën, si edhe Roberto Firmino që në të 62-ën thjesht shtyu drejt portës topin e pasuar nga Salah. 7 minuta më pas ka qenë sërish braziliani Roberto Firmino që ka shënuar, duke u shuar shpresat e italianëve për t’u kualifikuar.

Por në të 81-ën Edin Dzeko, ka shënuar golin e parë për Romën, duke ndezur një dritë shprese. Pasi të gjithëve iu duk e pamundur kualifikimi kundër Barcelonës, por italianët ia dolën. Ndërsa në të 58-tën nga pika e bardhë e penalltisë Diego Perotti shënoi golin e dytë për Romën, duke ngushtuar diferencat.

Image

Salah i pandalshëm, shënon përsëri

Mohamed Salah nuk po di të ndalet

Egjiptiani ka shënuar edhe golin e tij të dytë dhe atë me një qetësi prej kampioni.

E pabesueshme, se në çfarë forme është duke kaluar ky lojtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat