Nuk i dha “Topin e Artë”, ndaj “France Football” i kërkon falje Iniestës

Futboll

Nuk i dha “Topin e Artë”, ndaj “France Football” i kërkon falje Iniestës

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:55
Messi, Xavi dhe Iniesta

Revista franceze “France Football”, në numrin e saj të fundit i ka kërkuar falje Andrés Iniestës për mosdhënien e një “Topi të Artë” në të gjitha këto vite. Në një editorial të titulluar “Forgive Andrew”, nënshkruar nga redaktori i saj, Pascal Ferré, revista prestigjioze sportive franceze i kërkon falje “manchego” për atë që ai e cilëson si një “anomali demokratike”.

Artikulli vlerëson magjistarin e Fuentealbillas dhe e lë hapur derën për mundësinë e marrjes së çmimit tjetër, nëse ai vijon t’i tregojë meritat me kombëtaren spanjolle në Kupën e Botës së kësaj vere, në Rusi.

Komplimentet për mesfushorin e Barçës, i cili këtë javë do të komunikojë vendimin e tij për të shkuar ndoshta në Kinë, në fund të sezonit, në këtë kërkim faljeje fokusohen tek inteligjenca e tij. “Iniesta ka provuar se truri është definitivisht muskuli thelbësor i kampionëve në futboll”, – shkruan redaktori përkatës.

Duhet të mbahet mend se Iniesta ishte afër fitimit të “Topit të Artë” pas Kupës së Botës së Afrikës së Jugut, por përfundoi i dyti në votim, pas Messit dhe një vend përpara Xavi Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat