Materazzi: Interi nuk duhet ta lë Juventusin të fitojë në Meazza

Futboll

Materazzi: Interi nuk duhet ta lë Juventusin të fitojë në Meazza

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:49
Marco Materazzi

Ish-mbrojtësi i zikaltërve, ka një mesazh për skuadrën në prag të derbit me Juven.

Interi dhe Juventusi do të ballafaqohen mes vete të shtunën në një prej derbive më të rëndësishëm mes këtyre dy skuadrave në vitet e fundit.

Zikaltërit kanë për synim të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe u duhen patjetër tri pikët, ashtu si edhe Zonjës së Vjetër, e cila në rast se dështon edhe në këtë takim, rrezikon seriozisht ta humbasë vendin e parë.

Sipas Marco Materazzit, njërit prej legjendave të Interit, skuadra e Luciano Spallettit nuk duhet ta lërë Juven të fitojë në këtë sfidë.

“Interi nuk guxon të gabojë në një ndeshje kaq të rëndësishme e cila i shton mundësitë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe në të njëjtën kohë do t’ua komplikonte punët një rivali si Juventusi”, ka thënë Materazzi.

“Nëse Juve dështon, rrezikon të kalohet nga Napoli dhe për interistët kjo do të ishte një kënaqësi e dyfishtë”.

“Mos më keqkuptoni, por ata (Juventusi), do të bëjnë të pamundurën për të fituar, por ne nuk duhet që t’i lejojmë ata të fitojnë në shtëpinë tonë”, ka përfunduar Materazzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat