Tuchel ka nënshkruar me PSG-në

Futboll

Tuchel ka nënshkruar me PSG-në

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:10
Thomas Tuchel

Mediat franceze e japin si të sigurt lajmin për trajnerin e ri të Paris Saint-Germain.

Trajneri i ardhshëm i PSG do të jetë Thomas Tuchel.

Këtë lajm e konfirmojnë mediat franceze, sipas të cilave, trajneri gjerman ka nënshkruar me klubin parisien për dy sezonet e ardhshme, me opsion për ta shtyrë edhe për një vit tjetër.

Sipas Canal Plus, krejt çka ka mbetur është zyrtarizimi, që pritet të vijë pas finales së Kupës së Francës, më 8 maj.

Për Tuchel ka shprehur interesim edhe Arsenali, që e donte si zëvendësues të Arsene Wenger, i cili ka konfirmuar se do të largohet në fund të stinorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat