Këto janë skuadrat që kanë fituar më shumë penallti në Ligën e Kampionëve

Futboll

Këto janë skuadrat që kanë fituar më shumë penallti në Ligën e Kampionëve

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Goal ka bërë një përmbledhje të ekipeve që kanë ekzekutuar më së shumti 11 metërsha në Ligën e Kampionëve.

Barcelona dhe Bayern Munich janë dy ekipet në favor të të cilave janë akorduar numri më i madh i penalltive në Ligën e Kampionëve, që nga sezoni 2003/04.

Si katalanasit ashtu edhe bavarezët kanë numrin e njëjtë të penalltive të fituara dhe të realizuara. Në favor të Barçës dhe Bayernit janë akorduar nga 31 penallti dhe në 23 raste kanë arritur të shënojnë të dyja.

Vendi i tretë i takon Real Madridit, i cili nga 30 penallti të fituara ka shënuar 22. Arsenali është i katërti me 24 penallti në favor dhe 18 të realizuara, kurse top pesëshen e mbyll Chelsea me 20 penallti, nga të cilat ka arritur të shënojë në 16 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat