Edhe një mungesë për Bayernin

Futboll

Edhe një mungesë për Bayernin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:27
Mbrojtësi i majtë austriak mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit Bavarez para ndeshjes së nesërme për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e kaluar ndaj Bayer Leverkusen.

Jupp Heynckes ka marrë lajmin se David Alaba nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit.

Mbrojtësi i majtë austriak mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit Bavarez para ndeshjes së nesërme për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e kaluar ndaj Bayer Leverkusen në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Nëse përfundimisht ai nuk do të jetë i gatshëm për nesër, atëherë vendin e tij do t’a zë Rafinha, por gjithcka pritet të zbulohet në 24 orët e ardhshme.

Përvec Alabas (ende nuk dihet), ekipit Bavarez do t’i mungojnë edhe: Vidal, Neuer dhe Coman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat