Një gazetë serbe e kishte çmendur Serbinë për shqiptarin e Kosovës dhe e habitshme se çfarë kishte gjetur

Futboll

Një gazetë serbe e kishte çmendur Serbinë për shqiptarin e Kosovës dhe e habitshme se çfarë kishte gjetur

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:17
Shinasi Berisha, djathtas

Pak kush që nuk e njeh Shinasi Berishën!  Gjyqtarin më të mirë që ka pasur Republika e Kosovës. ish gjyqtari i mirënjohur ndërkombëtar, që njihet për pedanteri sidomos kur ndante drejtësinë në ndeshjet e mëdha të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë,  si Dinamo-Cërvena Zvezda apo Hajduku-Partizani. Një gazetë serbe e kishte çuditur Serbinë në vitin 1985 kur kishte shkruar fjalë të mëdha për shqiptarin e Kosovës. “Miq të mi të dashur, desha ta ndaj një histori te veçantë timen për gjatë karrierës sa isha Gjyqtar Ndërkombëtar i FIFA s.  Gazeta beogradase SPORTI me datën 21.09.1985 shkruan si në vijim me titullin: ‘Gjyqtari Berisha na e ka zbardhur fytyrën’. Në këtë datë kam gjykuar një ndeshje ndërkombëtare në Kupën e Kampionëve në Moskë të Rusisë, në mes të ekipit Zeniti nga Rusia dhe Balngena nga Norvegjia, rezultati 2:0. Ku komesari i FIFA-s , LARSA AGEBJERKSA me ka notuar me notën 4.

Ishte një ndeshje e imja fantastike ku e shijova ne maksimum. Një ngjarje tjetër interesante e këtij udhëtimi ishte gjatë udhëtimit për në Rusi. Në hyrje të Aeroportit të Moskës kam gjetur një portofol të humbur me 700 marka, 9000 dinarë jugosllav dhe disa para tjera. Pasi mora portofolin e humbur nëpërmjet stjuardesës kemi bërë thirrje nëpërmes autoparlantëve që personit qe i kishin humbur të lajmërohet të kabina e kapitenit te aeroplanit.

Pasi personi në fjalë nuk është paraqit portofolin e humbur e mora me vete. Pas kthimit nga Moska kam lajmeruar shtypin mediatik qe e kam gjetur nje portofol dhe kush ka njohuri me personin ne fjale i cili quhej TOMISLAV PAVLOVSKI nga CERNOTRAVSKA nga Beogradi. Brenda javës personi në fjalë pasi ka lexuar në shtyp me ka telefonuar dhe jemi takuar në një qendër në Beograd .

Pasi ai me telefonoi unë ne shaka i thash " Eja se parat tua jonë duke te pritur".

U takuam në aeroport, ai me ftoi në shtëpinë e tij në Beograd për drekë, i dorëzova portofolin dhe që nga aty krijuam një shoqëri në mes vete. Ndoshta mirësia ime nga kjo histori, unë mora edhe shumë ndeshje ndërkombëtare pas kësaj ngjarje.

Shtypi dhe shoqëria ime e ka vlerësuar këtë gjest timin në maksimum”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat