Wenger flet rreth largimit të Mustafit nga Arsenal

Futboll

Wenger flet rreth largimit të Mustafit nga Arsenal

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:53
?Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe Shkodran Mustafi

?Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk beson se Shkodran Mustafi ishte afër shitjes në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Gjatë javës së fundit kishte zëra që sugjeronin se Arsenali ishte i lumtur ta shiste mbrojtësin me prejardhje shqiptare në verë te Interi.

Lojtari thuhet se donte të shkonte, por Topçinjtë nuk kishin mbrojtës të mjaftueshëm qendrorë për të shitur.

Wenger hodhi poshtë ato thashetheme, duke thënë se Mustafi nuk ishte afër largimit, teksa ka folur fjalë të mira për të.

“Ai nuk ishte afër për t’u larguar”, ka thënë fillimisht Wenger për mediumin e madh britanik Daily Mail.

“Ai është një mbrojtës i ri i cili ka pasur ulje dhe ngritje, besoj se ai ka potencial të përgjithshëm. Ai është një nga djemtë që është i angazhuar më shumë”.

“Ai nuk është një njeri i cili fshihet nga përgjegjësia, kështu që përgjithësisht ai do të jetë një mbrojtës premtues për të ardhmen. Përvoja e ndihmon”.

“Në këtë punë, portieri dhe mbrojtësi qendror janë një punë për të moshuarit apo për njerëzit e moshuar. Pra, në përgjithësi luan një pjesë natyrisht”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat