Kryetari i Prishtinës motivon lojtarët për titullin kampion

Futboll

Kryetari i Prishtinës motivon lojtarët për titullin kampion

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:30
Remzi Ejupi

Në seancën e zhvilluar në fushën e 2 Korrikut, futbollistët bardhekaltër i vizitoi kryetari Remzi Ejupi. Ejupi me këtë rast bashkëbisedoi me ekipin dhe dha porosi të qartë.

“Pas ndodhive të fundit në futbollin e Kosovës dhe sidomos ndëshkimit me tetë kartonë të verdhë në ndeshje të qetë si ishte ajo me Vllazninë, kërkojë qetësi dhe mobilizim të trajnerëve dhe vetë futbollistëve që të arrijmë në realizimin e synimeve të klubit.Janë edhe pesë ndeshje të mbetura dhe fati i titullit të kampionit varet kryekëput nga rezultatet tona. Unë shpresoj dhe besoj, se rezultatet tona do të arrihen nga angazhimi maksimal i ekipit dhe klubit si dhe qetësia brenda ekipit”, iu tha lojtarëve Ejupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat