Van Dijk: S'kam frikë nga Dzeko

Futboll

Van Dijk: S'kam frikë nga Dzeko

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:00
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk thotë se nuk ka frikë nga Edin Dzeko i Romës.

“The Reds” dhe romakët do të përplasen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Van Dijk e pranon se Roma është skuadër e mirë, por ai nuk ka frikë nga asnjë lojtarë i skuadrës italiane.

“Unë nuk kam luajtur kundër Dzeko më parë, por të gjithë e dimë rezultatin e tyre kundër Barcelonës”, ka thënë Van Dijk për mediet britanike, raporton RTKLive.

“Ata janë ekip shumë i mirë. Ne e dimë se ata kanë shumë cilësi, por nuk kam frikë nga askush”.

“Unë e di se ata janë një ekip i madh dhe ne duhet të jemi të gatshëm. Ne luajmë një stil ndryshe nga Roma”, përfundoi Van Dijk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat