Berisha: Jo sikur i Ronaldos, por edhe më i bukur

Futboll

Berisha: Jo sikur i Ronaldos, por edhe më i bukur

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:14
Berisha: Jo sikur i Ronaldos, por edhe më i bukur

Futbollisti nga Kosova, Besart Berisha,  e ka regjistruar një gol të jashtëzakonshëm në stilin “Gërshërë” për ta ndihmuar Melbourne Victoryn të kualifikohet në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në Australi.

“Është një gol mjaft i bukur. Jo sikur i Ronaldos, por edhe më i bukur”, ka thënë Berisha duke buzëqeshur.

“Ishte një gol mjaft i rëndësishëm për ne, prandaj për këtë jam dyfish i lumtur. Është një gol që nuk e shënon shpesh ndoshta gjatë karrierës”, theksoi Berisha pas lojës.

“Për mua, ishte goli i parë në stilin ‘Gërshërë’. Jam mjaft i lumtur sepse ishte i duhuri në fund. Ishte një ndeshje e vështirë, por jam mjaft i lumtur që shënova në fund”, nënvizoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat