Alves: Do të rikthehesha te Barça qysh nesër

Futboll

Alves: Do të rikthehesha te Barça qysh nesër

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:14
Dani Alves

Dani Alves tha se do të kthehej te Barcelona që nesër, nëse gjigantët e La Liga-s do ta kontaktonin atë.

Braziliani Alves u largua nga Barcelona për kampionët italianë të Juventusit në vitin 2016, pasi fitoi 23 tituj në “Camp Nou”.

Alves u bashkua me PSG-në e Ligue 1 në vitin 2017, por 34-vjeçari refuzoi të përjashtojë një rikthim te Barcelona, pavarësisht nga rrethanat e largimit të tij. “Barcelona është shtëpia ime, – tha ai për “Globo TV”. – Është e pamundur të thuash që nuk do të kthehesha. Unë do të kthehesha që nesër, nëse Barcelona do të më thërriste”.

Alves, i cili e ka ndihmuar PSG-në të fitojë titullin në Ligue 1 dhe “Coupe de la Ligue”, e ka shijuar këtë sezon, ndërsa kampionët francezë kërkojnë një tripletë të brendshme.

“Nëse do të thosha se nuk e lashë Barcelonën me ndjenjë të lënduar, atëherë do të gënjeja. U largova pikërisht nga lëndimi, sepse mendoj se kam luftuar shumë për të krijuar një histori të shkëlqyer në Barcelonë. Kam lënë 23 tituj në 8 vite",deklaroi Alves./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat