Ky ishte selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991

Futboll

Ky ishte selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:49
Ajet Shosholli

Fillim vitet e 90-ta, ishin vitet më trishtuese dhe që vetëm një Zot e di se si shqiptarët ia dolën të organizohen në të gjitha fushat, për faktin se Serbia kriminale me tërë makinerinë e saj i vërsulet Kosovës, duke dëbuar shqiptarët nga puna, përzuri studentët e nxënësit nga objektet shkollore, uzurpoi objektet sportive dhe stadiumet e gjithçka tjetër.

Image

Ajet Shosholli

Njeriu që mbahet mend si selektori i parë i kombëtares së Kosovës në fillim të viteve 90-ta, është Ajet Shosholli. Shosholli është një emër i respektuar dhe ka qenë edhe shqiptari i parë kryetrajner i Prishtinës në fund të vitit 1984, në ish Ligën e Parë federative të ish Jugosllavisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat