Tronditëse, Neziri: Ja çka na thoshte gjyqtari Temelkov

Futboll

Tronditëse, Neziri: Ja çka na thoshte gjyqtari Temelkov

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:18
Neziri në veprim

Mexhit Neziri ka folur pas ndeshjes së humbur nga Sileksi në udhëtim me rezultat 1:0. Mbrojtësi i djathtë i “gjipspunuesve” është ankuar në gjykimin e ndeshjes. Sipas tij, gjyqtari Temelkov referoi 80:20 në përqindje në favor të vendasve, duke ndikuar në epilogun përfundimtar të ndeshjes.

“Referi ishte katastrofal. Prej minutës së parë është kuptuar se ai do të jetë kundër nesh. Çdo kontakt diskutabil ishte në favor të Sileksit. Edhe ne kur e morëm vesh se Temelkov do të jetë refer e kishim të qartë se çfarë na pret, por jo deri në atë gjendje”, deklaroi Neziri.

Ai shton janë ankuar vazhdimisht në ndeshje, por arbitri i nënçmonte duke qeshur. “I tërë ekipi jemi ankuar gjatë gjithë ndeshjes, por ai në disa raste edhe qeshte. Na thoshte nuk kam se çka të ju bëj. Mos qofshi në lëkurën time”, tregon ai momentin shokues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat