Boateng: Cristiano është sulmuesi më i plotë

Futboll

Boateng: Cristiano është sulmuesi më i plotë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Qendëmbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, në një intervistë për Kicker ka thënë se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i plotë i mundshëm dhe është një makinë e golave.

”Asnjë sulmues nuk mund të jetë më i plotë se Cristiano. Godet me këmbën e djathtën, të majtën, me kokë dhe në mënyrë të përkryer.”

Sipas tij Bayerni mund të kundërshtojë efektivitetin e Cristianos nëse punojnë si ekip: ”Ju nuk mund t’a anuloni asnjëherë atë, ai gjithmonë arrin të ketë raste në një ndeshje sepse ka një ndjenjë të shkëlqyeshme të shmanget nga markimi.”

”Përvec kësaj, loja e Real Madridit është sikurse të jetë e qepur për të. Pra, është e rëndësishme të jeni kompakt si ekip, të transmetoni markimin dhe t’i jepni sa më pak hapësirë.”, vazhdoi Gjermani për Portugezin.

Në fund, Boateng konsideron se Bayerni nuk duhet të përqendrohet në vetëm atë: ”Merreni ndeshjen sikur 50% pasi lojtarët e tjerë të Real Madridit janë shumë të mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat