Liverpool – Roma, formacionet e mundshme

Futboll

Liverpool – Roma, formacionet e mundshme

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Sonte me fillim prej orës 20:45 në Anfield do të ndeshen Liverpool dhe Roma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Forma në të cilën janë duke kaluar këto dy skuadra është mjaftë e mire, andaj edhe kjo ndeshje pritet të jetë një ndeshja dinamike, e hapur dhe më shumë gola.

Të dy trajnerët kanë në dispozicion më të mirët e skuadrës dhe do të mundohen që në fushë të hedhin 11-shet më të mira të mundshme.

Salah do të luajë kundër ish skuadrës së tij andaj edhe perfomanca e egjiptianit pritet  me shumë entuziazëm edhe nga romakët por edhe nga tifozët e Liverpoolit.

Formacionet e mundshme nga të dy skuadrat:

LIVERPOOL (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, van Dijk, Lovren, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.

ROMA (4-3-3): Alisson Becker; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Strootman, Nainggolan; Perotti, Dzeko, Under.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat