Guardiola dëshiron yllin e Napolit

Futboll

Guardiola dëshiron yllin e Napolit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:20
Guardiola

Pep Guardiola dëshiron Jorginho si pasardhësin e Yaya Toure, me Napolin që pritet të kërkojë 60 milionë euro për mesfushorin.

Jorginho, 24-vjeçari i lindur në Brazil, shihet si konkurrenti ideal i Fernandinho-s, i cili do të jetë 33 vjeç muajin tjetër. City dhe Napoli ishin në të njëjtin grup në Champions League dhe Jorginho i la përshtypje të mira Guardiola-s në të dyja ndeshjet.

Edhe Manchester United thuhet të ketë interes për mesfushorin, pasi Michael Carrick ka dalë në pension dhe Fellaini pritet të largohet në fund të sezonit. Preferenca e lojtarit thuhet të jetë City dhe agjenti i tij është takuar me drejtuesit e City-t në Mançester kur Italia luajti ndaj Argjentinës në Etihad në mars.

Përveç mesfushorit, Guardiola kërkon të marrë edhe një sulmues të ri. Në janar ai humbi mundësinë për të blerë Alexis Sanchez dhe Riyad Mahrez, i cili qëndroi te Leicester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat