EDF: Nuk jemi mësuar të luajmë në atë atmosferë

Futboll

EDF: Nuk jemi mësuar të luajmë në atë atmosferë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 06:40
Trajneri i Roma-s, Eusebio Di Francesco

Trajneri i Roma-s Eusebio Di Francesco po pret me padurim ndeshjen ndaj Liverpool në Anfield.

Ujqërit ndodhen në Angli për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League, dhe ish-mesfushori ka folur për median në prag të ndeshjes.

“Në radhë të parë, bukuria e stadiumeve angleze, mund ta imagjinoj që tani atmosferën e nesërme,” e nis Di Francesco.

“Është një atmosferë me të cilën nuk jemi mësuar, me tifozët shumë pranë.

“Ata do të luajnë brenda por ne do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe forcën për të luajtur së bashku.

“Është jetësore që të qëndrojmë të bashkuar, ndaj një ekipi ndryshe.

“Mendoj se do të ndeshemi me një ekip tepër agresiv. Ata kanë kualitete të mëdha dhe mund të dali në sulm me një shpejtësi marramendëse.

“Kemi ardhur këtu për të luajtur futboll, të shfrytëzojmë në maksimum shanset tona dhe të mos biem në kurthe.

“Nuk mund të krahasosh SPAL me Liverpool, por në këtë moment kemi një forcë mendore të madhe.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat