Menaxheri i 19-vjeçarit: Sabatini më ka thënë se është një fenomen

Futboll

Menaxheri i 19-vjeçarit: Sabatini më ka thënë se është një fenomen

Më: 24 prill 2018 Në ora: 06:36
Musa Barroë

Musa Barroë ka magjepsur të gjithë, nga pjesëtarët e klubit te tifozët në sezonin e tij të parë si futbollist profesionit: 30 ndeshje, 27 gola dhe 8 asiste mes ekipit të dytë dhe atij të parë.

I lidhur me Atalanta-n deri në qershorin e 2023-it, sulmuesi 19-vjeçar nga Gambia, ka përfunduar në listën e të gjithë vëzhguesve të ekipeve të mëdha, të Italisë dhe Europës.

Inter e ndjek prej disa kohësh lojtarin dhe avokati Luigi Sorrentino, i cili kujdeset për interesat e të riut Musa, ka zbuluar një prapaskenë.

“Interesi i Inter? Jo, mesa di unë. Por të gjithë klubet e ndjekin, pak a shumë. Pak ditë më parë kam folur me Sabatini-n dhe ai më ka thënë se Barroë është një fenomen”, ka thënë Sorrentino.

“Vlera e lojtarit? Nuk besoj se Atalanta do të heqë dorë nga ai, edhe pse ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat