Nga Puscas & Cruyff te Socrates & Baggio, artistët “dështakë” që kanë shkruar historinë e futbollit

Futboll

Nga Puscas & Cruyff te Socrates & Baggio, artistët “dështakë” që kanë shkruar historinë e futbollit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 06:33
Ilustrim

Në kontekstin e “Lojës më të Bukur të Planetit” disa njerëz janë të prirur të luajnë në mënyrë estetike. Shumë legjenda të gjeneratave të ndryshme janë futur në fushë me synimin për të bërë magji sublime përpara stadiumeve të mbushur plot e përplot. Ata mbajnë lart idetë estetike të së luajturit futboll në mënyrë për të krijuar një orgazëm për sytë e spektatorëve. Tashmë me sofistikimin e taktikave moderne përgjatë dekadave, “Periudha e Kontradiktave” më në fund ka ardhur. Vetëm mendoni një moment, Cristiano Ronaldo paguhet 1.4 milionë euro në muaj për të fituar. Jo për të luajtur futboll të bukur.

Financa është kthyer në faktorin më të rëndësishëm në futboll. Kjo ka bërë që lojtari të humbë esencën e lumturisë, klasin, zbavitjen dhe lirinë në vitet e fundit te Real Madrid në krahasim me ditët e tij në “Old Trafford”. Nën gijotinën e profesionalizmit akut, ai instruktohet të dalë në fushë e të fitojë ndeshje me çdo kusht. Kështu që, përse të luash futboll të bukur kur je në gjendje të arrish rezultate duke fituar kampionatin dhe si pasojë duke shpëtuar punën tënde!

Po, fitorja është e rëndësishme. Gjithsesi të luash futboll të bukur është një prioritet. Hidhini një sy Euro 2004, Greqia fitoi turneun por nuk mund të themi se ata luajtën futboll të bukur. Të luash me 10 lojtarë në gjysmëfushën tënde dhe të shënosh nga goditjet standarde nuk është diçka që mund të quhet e bukur. Është sikur të biesh në dashuri me dikë që ka ide idiote apo të trishtuara. Futbolli ka një histori të pasur në 100 vite. Çdo gjeneratë ka pasur legjendat e veta të cilët krijuan simfonitë e Beethoven në fushën e lojës duke e kthyer futbollin në një shfaqje arti elegante.

Qëllimi i tyre ishte të shprehnin, shfaqnin, të krijonin dhe të na mahnitnin në një mënyrë që në fëmijëri ose edhe tani të mundoheshim t’i kopjonim lëvizjet e tyre. Por tashmë fitorja është kthyer në një obsesion të çmendur. Kërkesat e shumta për trofe dhe çmimet e vendosura për lojtarët në merato e kanë bërë më pak tërheqës futbollin. Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë katër mendje të ndritura të cilët me skanerin e parametrave aktuale të gjykimit do të konsideroheshin të “Pavlerësuar”. Ata e kanë luajtur lojën me një dëshirë për të krijuar art ku fitorja ishte një motiv inferior.

Ferenc Puskas dhe Hungarezët Magjik

Në fushë, ai arrinte t’i shmangej ndërhyrjeve të kundërshtarëve me një lehtësi magjike duke e përfunduar aksionin me një predhë që zakonisht prehej në rrjetë. Ferenc Puskas dhe ekipi kombëtar i Hungarisë i viteve 1950 do të dominonte botën e futbollit për katër vite dhe një muaj. Midis 1950 dhe 1956 hungarezët bënë 47 fitore përrallash, 7 barazime dhe vetëm 1 humbje e cila i mohoi triumfin më të madh të historisë së futbollit.

Humbja e vetme ishte surprizë, finalja e Kupës së Botës 1954. Hungaria shkoi në avantazh të dyfishtë brenda 10 minutave por ekipi gjerman që nuk dorëzohet asnjëherë ruajti qetësinë dhe arriti përmbysjen brenda pjesës së parë duke barazuar rezultatin. Ndërkohë, Helmut Rahn bëri goli e avantazhit duke i dhënë jetë proverbit të famshëm “Gjermanët nuk dorëzohen deri në fund”.

Johan Cruyff dhe Futbolli Total

Teoria taktike e futbollit total në fakt nuk ishte fare një teori taktike. Sjellja në fushë ishte e thjeshtë: asnjë lojtar nuk kishte një pozicion fiks në fushë. Nëse dikush dilte jashtë pozicionit të tij, një tjetër lojtar do t’i zinte vendin për të ruajtur strukturën. 14 prekje të topit dhe një aksion personal i Cruyff çuan në penalltinë e shndërruar në gol nga Johan Neskeens. Loja plot vetëbesim e holandezëve ishte tallëse ndaj gjermanëve për 20 minutat në vazhdim dhe arroganca e verbër artistike e futbollit të rrjedhshëm kishte një pasojë.

Gjermanët ishin një ekip me emra si Beckenbauer, Breitner, Muller etj. Holandezët morën goditjen e parë kur Breitner barazoi me penallti. Më pas gjermanët u futën gradualisht në lojë duke shënuar në pjesën e dytë me Muller (goli i tij i fundit si profesionist). Holandezët rritën presionin mbi mbrojtjen gjermane por ata arritën të mbijetonin dhe Cruyff u markua mirë nga Vogst dhe holandezët humbën dominimin në mesin e fushës duke bërë që gjermanët të ishin triumfues. Artit të Cruyff i erdhi fundi në një mënyrë për të ardhur keq në finale.

Alkoolist Asnjëherë Nuk Fitoi Kupën e Botës

Lojtari i gjatë, me mjekër dhe tërheqës solli një revolucion në ekipin brazilian me pasimin e tij të çmendur me thembër dhe vizionin e tij të paparë. I dashuruari pas cigareve dhe alkoolit Socrates praktikonte “Demokracinë e Corinthians” te klubi i tij Corinthians, çka do të thoshte se çdo person i lidhur me klubin ka pasur të drejta të barabarta. Ai ishte kapiteni i Brazilit të 1982. Në një ndeshje ku Italisë i duhej një fitore për të kaluar në gjysmëfinale teksa Brazilit i duhej vetëm një barazim, Azzurri kaloi në avantazh me Paolo Rossi-n.

Ndërkohë, Socrates dhe Falcao barazuan 2:2. Më pas Brazili bëri një gafë. Teksa i duhej vetëm barazimi, lojtarët nuk i kushtuan shumë rëndësi mbrojtjes duke luajtur një lojë sulmuese. Në pjesën e dytë Rossi kompletoi tripletën e tij dhe në momentet e fundit portieri Dino Zoff bëri një pritje të mrekullueshme ndaj Oscar. Edhe njëherë taktikat dhe organizimi triumfuan mbi rrjedhshmërinë dhe elegancën. Më pas shtypi brazilian e përshkroi si “Tragjedia e Stadiumit Sarria”. Socrates më pas tha: “Mbase ka qenë ekipi i fundit që luajti në një Kupë Bote duke përfaqësuar Brazilin e vërtetë. Ishte kreativ, zbavitës dhe i rrjedhshëm.”

Tragjedia e 1994

Ai erdhi nga vendi që prodhon mbrojtës të mrekullueshëm dhe portierë të mëdhenj gjeneratë pas gjenerate. Prapëseprapë, Roberto Baggio pati një ndikim të madh te Italia. Spektatorët mahniteshin kur ai prekte topin. Në Italia ai shpesh krahasohej me piktorin Raffaello për elegancën që kishte. Duke luajtur në një pozicion i njohur si 9-sh, Baggio kuturiste në një rol të lirë pse “Trekuartista” në dialektin italian. Ai shkëlqeu në Kupën e Botës duke marrë Italinë përdore deri në finale. Por në krahun tjetër ishte Brazili i Carlos Albero që nuk ishte një Brazil tipik.

Duke i kushtuar shumë rëndësi mbrojtjes, megjithëse kishte lojtarë si Romario, trajneri Perreira zgjodhi të ishte kompakt dhe loja shkoi deri te penalltitë. Kur erdhi radha e Baggio, ai eci në mes të zonës për të nderuar vendin e tij por goditja e tij shkoi mbi traun e portës. Claudio Taffarel shpërtheu në lumturi teksa Baggio qëndronte me kokë poshtë në heshtje. Njeriu që shpëtoi Azzurri-n në shumë raste gjatë turneut nuk arriti t’i shpëtonte atëherë kur ekipit i duhej më tepër. Saga romantike e Baggio-s përfundoi në një mënyrë dramatike me vetëm një penallti të humbur atë ditë.

Konkluzioni

Pra në fund çfarë është më e rëndësishme…të fitosh me çdo kusht apo të luash futboll tërheqës? Debati do të vazhdojë gjithmonë. Të sakrifikosh bukurinë e lojës për trofe është sikur të kesh një celular të fundit pa wireless ose një poet pa një penë apo një gladiator pa një shpatë. Nga Puskas te Cruyff dhe nga Socrates te Zico ajo që ata i kanë dhënë futbollit ka qenë lumturi e pastër me topin në këmbë, por ata nuk arritën triumfet e mëdha, por prapëseprapë historia do t’i mbajë mend Hungarinë e viteve 50’, futbollin total të Tulipanëve dhe ky është suksesi më i madh i këtyre legjendave. “Dështimet” e futbollit kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë e lojës më të bukur në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat