Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS

Futboll

Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS

Më: 24 prill 2018 Në ora: 00:26
Luka Modric

Luka Modric ka pranuar se është e mundur që ai të përfundojë karrierën e tij në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara.

Mesfushori kroat ka luajtur për Los Blancos që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2012 dhe kontrata e tij në Bernabeu vlen deri në qershor të vitit 2020.

Megjithatë, gjatë muajit të fundit ka pasur zëra që Modric mund të largohet në verë nga Los Blancos dhe pak a shumë këto zëra i ka konfirmuar edhe vet kroati.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë fillimisht Modric për STV Sport, citohet ESPN FC.

“Kam ende dy vite më shumë në kontratën time me Real Madridin, jam i lumtur”.

“Gjithmonë thosha se do të doja të përfundoja karrierën time në Madrid nëse është e mundur. Por nëse jo, ndoshta unë mund të shoh veten time (në SHBA)”.

“Ai (Zlatan) ishte një lojtar i madh në Evropë, 10-20 vitet e fundit, një nga sulmuesit më të mirë. Është vendimi i tij, i uroj atij të gjitha më të mirat dhe shpresoj se ai do ta shijojë futbollin atje”.

“Do të doja të qëndronte pak më shumë në futboll për ta parë atë, për të parë magjinë e tij në vitet e fundit dhe ne do të shohim, por i uroj atij gjithçka më të mirë në të ardhmen”, përfundoi kroati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat