Liverpooli mobilizohet kundër Romës së frikshme

Futboll

Liverpooli mobilizohet kundër Romës së frikshme

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga një ndeshje

Nesër (në orën 20.45) Liverpool – Roma dhe pasnesër (20.45) Bayern Real Madridi, sfidat e para të gjysmëfinales së Champions League në futboll. Liverpooli kërkon fitore ndaj Romës së frikshme. Te dyja skuadrat bënë senzacion në çerekfinale, Liverpool eliminoi Manchester Cityn dhe Roma Barcelonën.

Roma është mjaft e papërshtatshme për Liverpoolin dhe me sulmuesin Edin Dzeko do të orvaten qysh nga fillimin ta vënë në presion skuadrën angleze. Trajneri i Liverpoolit,  Jurgen Klopp, tha se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe ka përmendur edhe trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco. “Eusebio Di Francesco dhe unë karrierën e kemi filluar në skuadra të vogla, kështu që në këtë aspekt jemi të ngjashëm. Ekipet e tij janë të organizuara, gjë që unë i dua.

Ka disa ngjashmëri, por kjo nuk e bën më të lehtë punën as për të e as për mua”, tha Klopp. “Të dy skuadrat me meritë janë këtu. Ishim te City kur më thanë se Roma ka mposhtur Barcelonën. Nuk mendoja se kjo ishte e mundur, por edhe ne bëmë diçka të ngjashme me Cityn. Të dy skuadrat tani e kemi mundësinë të shkojmë në finale, dhe kjo është e gjitha që kam nevojë. Është e mundur, të provojmë të bëjmë gjithçka”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat