Gashi: Ballkanin e shoh në Superligë!

Futboll

Gashi: Ballkanin e shoh në Superligë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:25
Durim Gashi

Tri skuadra, si Ballkani nga Theranda,  KEK-u nga Kastrioti dhe Vushtrria, janë në luftë të ashpër për dy vendet e para që shpien direkt në elitën e futbollit të Kosovës. Ballkani është lider i Ligës së Parë, me 57 pikë të mbledhura, një më shumë se KEK-u dhe  katër se Vushtrria në pozitën e tretë pas 26 jave të luajtura. Therandasit festojnë fitoren me rezultat 4:0 kundër Ferizajt, e cila ka qenë edhe derbi i javës. Mesfushori i majtë dhe sulmuesi Durim Gashi, autor i dy golave për Ballkanin, në fitoren ndaj ferizajasve, tha se janë shumë afër qëllimit, që pas disa viteve të rikthehen në elitën e futbollit.  

“Bota sot”: Deri në fund kanë mbetur edhe katër javë, Ballkani afër elitës, a jeni në presion të sfidave të fundit?

Durim Gashi: Jemi shumë afër Superligës, por ne nuk do të ngutemi sepse janë edhe katër ndeshje dhe të gjitha janë finale për ne. Nuk jemi në presion sepse na jemi të kënaqur vetëm me vend të parë dhe do të luftojmë deri në fund ta mbajmë këtë pozitë, assesi të gabojmë.

“Bota sot”: Fitorja kundër Ferizajt me rezultat 4:0, çfarë iu shkoi më shumë dhe a ishte ndeshja më e mirë deri me tash?

Durim Gashi: Kundër Ferizajt gjithçka shkoj ashtu siç duhet, por ne pritem një Ferizaj tjetër, mirëpo në fushë na doli shumë më lehtë dhe qysh në pjesën e parë e bëmë epërsinë e duhur.

“Bota sot”: A është vendimtare sfida në Klinë kundër Dukagjinit dhe ajo në Therandë ndaj 2 Korrikut, para asaj  (java e 29-të) kundër Vushtrrisë?

Durim Gashi: Këto dy sfidat e radhës kundër Dukagjinit dhe 2 Korrikut do të jenë më të rëndësishme dhe në rast të fitores do të jemi pjesë të Superligës. Por ne nuk besojmë që do të gabojmë sepse e kemi një ekip shumë të fortë.

“Bota sot”: Çka e veçon Ballkanin nga të tjerët?

Durim Gashi: Organizimi shumë i mirë, e kemi një president si Arsim Kabashi që na mbështetë për çdo gjë dhe asgjë nuk na mungon.

“Bota sot”: Shënuat dy gola kundër Ferizajt, një konfirmim se jeni në formën më të mirë?

Durim Gashi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat