Real Madridi dëshiron Salahun dhe Sanen

Futboll

Real Madridi dëshiron Salahun dhe Sanen

Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:33
Mohamed Salah (Getty Images)

Real Madridi ka etiketuar dy yjet e mëdha të Ligës Premier, Mohamed Salah dhe Leroy Sane, si transferime të mundshme gjatë afatit kalimtar veror.

Mbretërit janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon, por kanë dështuar të konkurrojnë për titull në La Liga.

Edhe forma e Real Madridit gjithashtu ka qenë shumë larg asaj të sezonit të kaluar dhe drejtuesit po mendojnë për revolucion gjatë sezonit të ri.

Real Madridi dëshiron të rindërtojë dhe përforcojë sidomos vijën e sulmit, aty ku priten të largohet Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, drejtuesit nga Sangiato Bernabeu duan gjatë kësaj vere transferimin e yjeve të Ligës Premier, Salah dhe Sane.

Los Blancos janë duke u lidhur shumë me një transferim për golashënuesin më të mirë të Liverpoolit, i cili ka shënuar 41 gola deri më tani në të gjitha garat.

Por, kjo nuk pritet të jetë e vetmja lëvizje që ata do të bëjnë në Ligën Premier, pasi pëlqehet shumë edhe anësori gjerman, Sane.

Kampionët aktual të Ligës së Kampionëve do të provojnë vendosmërinë e Manchester Cityt me një ofertë prej 80 milionë euro që po përgatitet për reprezentuesin e Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat