Juventusi merr një tjetër lajm të keq pas humbjes nga Napoli

Futboll

Juventusi merr një tjetër lajm të keq pas humbjes nga Napoli

Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:23
Giorgio Chiellini

Juventus ka marrë një tjetër lajm të keq pas humbjes nga Napoli.

‘Bianconerët’ kanë humbur ndeshjen kryesore të sezonit duke u mposhtur 0-1 në shtëpi nga Napoli, që renditet pas tyre në vetëm një pikë.

Përveç pikëve, Juventusi në ndeshjen ndaj Napolit ka humbur edhe mbrojtësin Giorgio Chiellini.

Dëmtimi që pësoi qëndërmbrojtësi italian në duelin ndaj të kaltërve të Sarrit do ta mbajë atë jashtë derbit të Italisë ndaj Interit që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme dhe që mund të rezultojë një sfidë përcaktuese për fatet e titullit kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat