Wenger e zbulon të ardhmen e Shkodran Mustafit

Futboll

Wenger e zbulon të ardhmen e Shkodran Mustafit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:23
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka insistuar se nuk ka qenë asnjëherë pranë ta aprovojë shitjen e Shkodran Mustafit verën e vitit 2017, duke thënë se mbrojtësi shqiptar është pjesë e rëndësishme e të ardhmes së Arsenalit.

Pas vetëm një sezoni në futbollin anglez, mediat britanike nisen të spekulonin se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë do të shitej nga “Topçinjtë”, me Interin ndër skuadrat më të interesuara për të.

Megjithatë, transferimi i tij nuk ndodh dhe Mustafi vazhdoi me klubin londinez për ta vazhduar një sezon që ka qenë shumë i vështirë për të personalisht dhe Arsenalin.

Blerja 40-milionëshe e Wengerit ka vuajtur nga forma e dobët kohë pas kohe ndaj të cilit janë ngritur edhe pyetje për shkak të gabimeve të kushtueshme – por francezi, i cili do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, insiston se Mustafi gjithmonë ka qenë investim afatgjatë.

“Ai s’ka qenë asnjëherë pranë largimit”, ka thënë Wenger për Daily Mail.

“Ai është mbrojtësi i ri i cili ka ngritje dhe rënie. Besoj se në përgjithësi, Mustafi ka potencial. Ai nuk është tip që iu ikën përgjegjësive, prandaj në përgjithësi do të jetë mbrojtës premtues për të ardhmen”, shtoi francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat