Frika nga Real Madridi

Futboll

Frika nga Real Madridi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:02
Oliver Kahn

Oliver Kahn, ish-portieri i Bayern Munichut, ka analizuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes skuadrës gjermane dhe Real Madridit. “Ka shanse të mjaftueshme për ta vënë nën presion Real Madridin dhe për ta rrezikuar, – tha ai gjatë një ngjarjeje në Hamburg. – Real Madridi është një ekip tipik i fazave.

Kjo do të thotë se ata kanë faza në lojë, në të cilat shtyjnë në ekstrem dhe përbëjnë një kërcënim ekstrem për çdo kundërshtar, por ka edhe faza të tjera, që ndryshojnë. Këtu e kam fjalën për ato faza, kur madrilenët luajnë duke pritur. Kjo është ajo që do të bëjnë në gjysmëfinalen e parë, në Mynih, për të ushtruar presion të madh dhe mbytur Bayern Munich në Madrid”.

Khan, nga ana tjetër, i uroi fat Jurgen Kloppit, i cili me Borussia Dortmund eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Tani, trajneri gjerman do të përballet me Romën në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Kampionëve. Oliver Khan nuk hezitoi t’i urojë fat bashkatdhetarit të tij, duke e paralajmëruar se “nuk mund të nënvlerësohet Roma”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat