Bruti: Largohem shkaku i trajnerit Selmani

Futboll

Bruti: Largohem shkaku i trajnerit Selmani

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:53
Ejup Bruti

Ejup Bruti nuk është më pjesë e skuadrës së Vllaznisë nga Pozherani, skuadër e cila është fundosur në renditjen (i 12-ti) e elitës së futbollit të Kosovës. Bruti u paraqit plot 62 minuta kundër Prishtinës, sfidë që e humbën me rezultat minimal 1:0 në Gjilan. Ai konfirmoi se nuk është pjesë e skuadrës shkaku i trajnerit Agron Selmani.  “Arsyeja kryesore e largimit tim nga Vllaznia është trajneri Agron Selmani.

Jo vetëm padrejtësi që ka pasur, por ka pasur edhe përçarje si dhe propagandë për lojtarët të cilët i ka sjellë ai”, tha Bruti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Të dielën ishit titullar kundër Prishtinës, por u zëvendësuat? “E vërtetë, mendoj se ishte ndeshja më e keqe e imja në këtë sezon”, përgjigjet futbollisti. Sipas tij, klubi nuk i ka asnjë obligim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat