20.000 tifozë të Napolit dolën për të festuar fitoren ndaj Juventusit

Futboll

20.000 tifozë të Napolit dolën për të festuar fitoren ndaj Juventusit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:22
Foto gjate ndeshjes

Një natë feste ka qenë ajo e mbrëmshmja në qytetin e Napolit.

Goli i Kalidou Koulibaly në minutën e 90-të i dhuroi Napolit një fitore të madhe ndaj Juventusit. Me këtë triumf, ekipi që drejtohet nga Maurizzio Sarri arriti të afrohet vetëm një pikë larg liderit dhe kampionit aktual të Italisë, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit.

Gëzimin e madh tifozët e Napolit kanë vendosur ta ndajnë të bashkuar në rrugët e qytetit jugor të Italisë, ku raportohet të kenë qenë afro 20.000 persona që kanë festuar këtë fitore, raporton KosovaPress.

Napoli kërkon titullin e tretë në histori të klubit dhe të parin që nga viti 1990, në kohën kur për këtë skuadër luante legjenda e futbollit, Diego Maradona.

Image
Image
Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat