Agolli i lumtur me titullin, planifikon të vazhdojë me Qarabagun

Futboll

Agolli i lumtur me titullin, planifikon të vazhdojë me Qarabagun

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:23
Ansi Agolli

Titulli i pestë kampion në sezonin e tetë në Azerbajxhan. Ansi Agolli dhe Qarabagu fituan matematikisht trofeun, duke konfirmuar dominimin në futbollin azerbajxhan.

Edhe pse në dukje një sukses i lehtë, sipas ish-kapitenit kuqezi ajo që bëri diferencën është eksperienca.

“Ka qenë një vit i gjatë, pavarësisht se në pamje të parë duket sikur e kemi pasur të lehtë”.

Festa pas fitores minimale në fushën e Sumqayit nuk do të shërbejë si shpërqendrim, me Agollin që deklaron se Qarabag do të respektojë kampionatin dhe do të synojë të fitojë ndeshjet e mbetura.

“Pas ndeshjes patëm një moment festimi, por kanë mbetur edhe katër javë, duhet të respektojmë kampionatin”.

Mbrojtësi mbetet shumë i lidhur me klubin dhe e sheh të ardhmen sërish te Qarabagu, për të tentuar të tjerë trofe, por fillimit një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

“Objektivat e mi pa diskutim që janë të lidhura me skuadrën ku luaj”.

Pas pak muajsh do të festojë 36-vjetorin e lindjes, por me paraqitjet në fushë Agolli duket sikur po përjeton një rini të dytë. Gjendje fizike e admirueshme, që mund ta bëjë një alternativë të vlefshme për trajnerin Christian Panucci në edicionin e ri, edhe pse lojtari preferon të mos flasë për këtë temë.

“E rëndësishme në futboll, por edhe në çdo fushë tjetër, është pasioni që ke për atë që bën”, ka thënë Agolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat