Gjyqtari tendencioz

Futboll

Gjyqtari tendencioz

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:53
Lojtarët e Prishtinës

Tetë karton të verdhë për Prishtinën kundër skuadrës së fundit në tabelë, Vllaznisë nga Pozhorani, besoni apo jo, kjo ndodhi në Gjilan nga gjyqtari më shumë se tendencioz, Besnik Batalli. Po ashtu Prishtinës nuk iu gjykua edhe penallti e pastër në Hoxhën (82’), shkruan në faqen e FC Prishtina.

Mirel Josa, trajner i Prishtinës, tha: “Ishte lojë e dominuar nga ne. Mund të themi që Vllaznia erdhi dy herë te porta jonë, ose njëherë në pjesën e parë që goditi portën. Por, përsëri jemi në problematikat që na nxjerrë përfundimi i ndeshjes, sepse siç e patë u morën 7-8 kartonë të verdhë e që s’ishte e nevojshme, disa ishin të drejt e disa mund të mos ishin të drejtë.

Është një gjë që ne duhet t’i menaxhojmë më mirë situatat sidomos në pjesën e dytë duhet të qetësonim skuadrën për sa i përket shpërthimeve tona, se neve dolëm, sepse ne s’patëm pasin përfundimtar apo konkludimin në portë për të mbaruar ndeshjen. Dhe mbaroi një ndeshje me tension gjatë gjithë kohës, ky është problemi ynë më i madhi. Kemi pesë ndeshje tjera tani, por ne s’do të mendojmë për të gjitha ndeshjet bashkë, por do të shohim të mendojmë për ndeshjen e radhës”. Këtë ndeshje Prishtina e fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Vllaznisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat